Transmetuar më 04-02-2019, 09:54

Diagnostikoi me kancer një pacient dhe nisi me të një lidhje intime. Kështu një mjeke përfundoi në telashe, duke u akuzuar se përfitoi nga debulesa e pacientit të saj, për të bërë seks me të. Theepa Sundaralingam, 37 vjeçe, diagnostikoi me kancer një burrë, ndërsa më tej, e bëri mik në rrjetet sociale dhe nisi që ti shkruante mesazhe.

Kështu ata nisën të frekuentohen, madje arritën të bëjnë seks në spital.

Por tashmë gruaja nga Toronto, Kanada, nuk do mund të ushtrojë më profesionin, duke u deklaruar manipululuese ndaj një pacienti në nevojë.

Nga ana e tij pacienti tha në gjykatë se ishte ndjerë në faj, “Nëse do kisha thënë se kisha bërë seks me onkologun time, do më quanin të shthurur. Nuk jam ai lloj njeriu dhe ndihem në faj dhe emocionalisht i keqtrajtuar”.

Ai shtoi se nuk ishte në gjendje as fizikisht dhe as emocionalisht, duke denoncuar se, “Në momentin që e refuzova, më kërcënoi se nuk do më kuronte”.

Kështu duke përfituar nga brishtësia emocionale e pacientit, gruaja përfitoi që nga korriku i vitit 2015 deri në mars të vitit 2016, shkruan noa.al.

Por pas denoncimit të pacientit, ndaj mjekes nisën hetimet, duke bërë që Thepa në 31 janar të këtij viti të shpallet fajtore, duke iu mohuar e drejta e ushtrimit të profesionit si dhe u gjobit. /a.y/noa.al