Transmetuar më 04-02-2019, 09:34

Një pjesë e studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, mëngjesin e kësaj të hëne, kanë bllokuar hyrjen e universitetit.

Në këtë mënyrë ata synojnë të pengojnë zhvillimin normal të mësimit, i cili ishte parashikuar të riniste, pas afro dy muajsh protestë.

Të rinjtë protestues kanë bllokuar derën kryesore me karrige, duke mos lejuar vijimin e mësimit.

Po ashtu studentët kanë debatuar me rektorin Adem Bekteshi, duke i thënë prerazi se nuk e hapin derën pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Më herët studentët kanë kërkuar zyrtarisht në rektorat:

-Zhvillimin e zgjedhjeve të reja për Këshillin Studentor, me pretendimin se aktuali nuk i përfaqëson ata.

-Kalimi i studentëve të vitit të dytë në vit të tretë me 25 pikë kredite dhe jo 30 pikë kredite, për arsye ekonomike. /a.y/noa.al