Transmetuar më 03-02-2019, 20:57

Një familje në Kosovë po përballet prej 13 vitesh me sëmundjen e rëndë të djalit të tyre, Rinorit.

Babai Ali Mjaku ka treguar se djali vuan nga një sëmundje e cila ia ka humbur vetëdijen për veprimet e tij.

“Ky nuk ka vetëdije, shkon e ngjitet në shporet”, tregon babai.

Ai thotë se është i vetëdijshëm për këtë gjendje, por nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Skena zgjidhje tjetër, unë shkoj në punë, gruaja i ka punët në shtëpi. Kush ka qef me lidh evladin e vet. Kushtet po na imponojnë për me lidh. Është e vështirë sa me të zënë krejt qielli përmbi”, ka thënë ai.

Babai ka treguar më tej se shteti ka refuzuar t’i paguajë për mbikëqyrës me arsyetimin se nuk i plotëson kriteret.