Transmetuar më 03-02-2019, 18:38

Ftesë në Instagram e pas pranimit, nisja e bisedave. Njohjet e para, duke treguar diçka për njëri-tjetrin. Jo me pyetje të tipit ku studion dhe çfarë dëshiron të bëhesh, por më ço foto tënden lakuriq dhe të sjell ty trupin tim nudo.

Këto janë bërë skemë e gatshme për të rinjtë kudo, duke e shndërruar internetin dhe rrjetet sociale si mënyra të lidhjeve për seks e pakkush prej tyre, për lidhje serioze.

Fiks kështu ndodhi dhe me një djalë 22-vjeçar shqiptar i cili prej vitesh jeton në Greqi.

Ai ftoi në Instagram një vajzë 16 vjeçare greke dhe nisi të fliste me të.

Në pak minuta komunikim, vërshuan fotot lakuriq të vajzës së mitur që djali i kundronte dhe njëkohësisht u kujdes t’i ruante në celularin e tij.

Më pas edhe dy video ku tregohej vajza e tëra lakuriq.

Edhe ato u ruajtën në celularin e djaloshit që kishte synime të qarta.

Kurse vetë i çoi trupin e tij lakuriq dhe organin gjenital në foto dhe video.

Pas kësaj e ftoi për takim, duke i bërë të qartë se donte të bënte seks me të.

Vajza po ngurronte. Meqë nuk po e merrte dot Po-në që priste, 22-vjeçari vendosi ta shantazhojë. I tha se i kishte ruajtur foto e video që i kishte sjellë dhe do t’i nxirrte publikisht nëse nuk pranonte të shuante epshet e tij.

Vajza sërish po ngurronte. Këtu nisin telashet. Duke qenë se 22-vjeçari e dinte shkollën e vajzës, takon atje një djalë 16-vjeçar dhe i jep fotot e videot e saj.

Adoleshenti me të hyrë në klasën ku ishte dhe vajza, nis të tregojë pamjet te shokët e tjerë të klasës.

Djaloshi 22-vjeçar i kërkoi sërish takim vajzës, duke i thënë se dalja e pamjeve në kasë ishte vetëm hapi i parë sepse do t’i shpërndante dhe në rrjet.

Këtu, vajza u vu në alarm. Foli me të ëmën dhe vendosën të shkojnë në polici.

Atje u përgatit kurthi për emigrantin.

Vajza komunikoi me të dhe i tha se ishte gati më në fund që të takoheshin.

Ngjarja që vë në pikëpyetje mënyrën si po rritet rinia shqiptare dhe ajo greke, ndodhi në Mesini, Kallamatë të Greqisë, raporton noa.al, duke cituar një informacion zyrtar të policisë lokale dhe të dhënat që zbardhën mediat vendase.

Në Mesini ku u la takimi, erdhi dhe fundi i kësaj historie. Sapo u përballën me njëri-tjetrin, ndërhyri policia. Djali shqiptar u arrestua. Pak pas tij u arrestua dhe djali tjetër, 16-vjeçari grek. Ai u la i lirë pas pak orësh dje, pasi i kishte fshirë nga celulari fotot e videot dhe tha se i kishte treguar ato pamje pa e ditur se kush ishte vajza dhe se i kishte marrë në internet përmes Google.

Ndërkohë sot, policia vendosi të lërë të lirë edhe djaloshin 22-vjeçar shqiptar duke vendosur ndaj tij riatdhesimin e detyruar përmes kohës vullnetare paraprake për të lënë Greqinë. /noa.al/