Transmetuar më 03-02-2019, 16:20

Një fëmijë 1-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi familjarët e harruan mbyllur në makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sidney, Australi ndërkohë që temperaturat jashtë shkonin deri në 35 gradë Celsius.

Sipas raportimeve të mediave vendase, fëmija ishte lënë i lidhur në ndenjësen  e tij, brenda makinës.

Nuk dihet ende se për sa kohë qëndroi i vogli brenda makinës, por në momentin që u thirrën shërbimet emergjencës ishte shumë vonë për të.

Nuk dihet ende kush e kishte lënë vogëlushin në makinë, pasi e ëma e kishte lënë në kujdesin e familjarëve.

Pasi mori vesh lajmin, nëna e djalit të vogël është dëgjuar duke bërtitur mes rrugës “fëmija im”, ndërsa gjyshja e të voglit u përcoll me ambulancë pasi kishte kaluar në gjendje  shoku.