Transmetuar më 03-02-2019, 14:43
Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka dështuar në aksionin e saj për të kapur një nga tetë djemtë që akuzohen zyrtarisht nga prokuroria se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, vetëm 14 vjeçe.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se u urdhëruan nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës që të arrestojë 8 shtetas të mitur për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal”.

“Njëri prej tetë djemve, është shpallur në kërkim pasi nuk u gjet në banesë – tha policia, pa specifikuar nëse kërkimet u mjaftuan vetëm me shkuarjen në banesë, apo do të bëhen përpjekje të tjera për ta arrestuar.

Sakaq, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë për shtatë djemtë e tjerë, që të gjithë midis moshës 13 deri 16 vjeç.

Gjithçka erdhi pasi në Komisariatin e Policisë Kavajë kishte bërë kallëzim penal një 14-vjeçare.

Por ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi noa.al mëson se abuzii seksual ka vazhduar për disa kohë dhe tetë djemtë kanë kryer seks me të, në kohë të ndryshme.

Këtë e konfirmoi dhe policia e cila tha: “Vajza e mitur, tregoi në policinë e Kavajës se në periudha të ndryshme kohore në disa raste, ka kryer marrëdhënie seksuale me tetë shtetasit e mitur".

U desh denoncimi publik nga një qytetar që i shkroi ish-kryeministrit Sali Berisha, që të dilte në dritë, një lajm i tmerrshëm nga Kavaja: Tetë djem kishin abuzuar seksualisht duke përdhunuar në grup një vajzë vetëm 14 vjeçe.

Berisha e publikoi dhe për rrjedhojë edhe mediat.

Edhe pse u kërkua një pohim zyrtar, për dy ditë ky informacion nuk u dha nga Policia e Shtetit.

/noa.al/