Transmetuar më 02-02-2019, 14:40

Presidenti Ilir Meta, duket se ruan raporte miqësore me paraardhësit e tij në krye të shtetit.

Kështu ditën e sotme ai ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me ish-Presidentin Bamir Topi.

Por shkak për këtë takim mes tyre është bërë ditëlindja e gazetarit Bashkim Hoxha.

“Bashkë me Presidentin Topi duke uruar sot për 65-vjetorin e lindjes, shkrimtarin dhe gazetarin e mirënjohur Bashkim Hoxha.

Edhe shumë dekada të reja për të, me lumturi dhe krijimtari!”, shkruan Meta. /a.y/noa.al

Foto arkiv, Ilir Meta, Bamir Topi

Foto arkiv, Ilir Meta, Bamir Topi