Transmetuar më 02-02-2019, 13:13

Vret fëmijët e sapolindur dhe më pas i fsheh njëri pas tjetrit brenda një arushi të madh pelushi. Krimi për të cilin akuzohet 23-vjeçarja Jelica S., ka ndodhur në Luzern të Zvicrës.

Të renë në muajin e shtatë të shtatzënisë me dy binjakë, e kapën dhimbjet e lindjes, teksa ndodhej në vaskën e banjës në shtëpinë e saj. Pasi lindi fëmijën e parë e përplasi pas murit, ndërsa më tej e mbështolli me një rrobë dhe e futi brenda një arushi të madh.

Por u deshën rreth 30 orë që të vinte në jetë fëmija i dytë, i cili lindi i vdekur. Njëlloj si të parin edhe binjakun e dytë e futi brenda të njëjtit arush.

Jelica humbi ndjenjat më tej, si pasojë e humbjes së gjakut, duke u gjetur nga familjarët. Mjekët thanë se nëse do kishte shkuar në spital pasi lindi fëmijën e parë, me gjasë i dyti do kishte mbijetuar, shkruan noa.al.

Gruaja u arrestia pas ngjarjes, dhe u dënua me një vit burg. Ajo tregoi gjatë procesit gjyqësor se babai i fëmijëve e kishte lënë dhe se në gjendje të rënduar depresive kreu aktin e rëndë.

Krimi i rëndë ndodhi në dhjetor të vitit 2015, ndërsa dënimi ndaj saj 23-vjeçares u dha këtë të enjte, më 31 janar. /a.y/noa.al