Transmetuar më 02-02-2019, 11:15

Mund të marrin frymë lehtësisht, mjekët dhe infermieret e spitalit të Pervouralsk, në rajonin e Sverdlovsk, në Rusi, pasi policia bëri drejtësi ndaj një mjeku të rremë.

Bëhet fjalë për një histori të pabesueshme! Kjo pasi 31-vjeçari Anton Yarin, i cili jeton në zonën e Bitimka, hidraulik me profesion, disa javë më parë vendosi që të vishte bluzën e bardhë dhe të shtirej si gjinekolog.

Ai hyri në spital, me pretekstin se do të rregullonte një defekt, por u tregua aq i zoti, sa që kontaktoi me mjekë dhe pacient.

Aventura e pseudo-mjekut u bë publike këtë javë dhe po bën buja në mediat vendase. Kështu ishte drejtori i spitalit ai që në 16 janar, pikasi mjekun e rremë duke vizituar pacientet, madje tregonte profesionalitet të madh, shkruan noa.al.

Kështu pak ditë më vonë, ai u arrestua nga policia, pas denoncimit të bërë ndaj tij. Kamerat e brendshme të spitalit, filmuan edhe momentet kur ai vizitonte pacientet. /a.y/noa.al