Transmetuar më 01-02-2019, 21:10

Një rast i rëndë është regjistruar në Adelaide të Australisë, ku disa vajza rrahën barbarisht një djalë me aftësi ndryshe.

Jason Haldenby ra pre e kësaj dhune të paprecedentë, ndërsa refuzon që të dalë nga shtëpia pasi ka mbetur i traumatizuar.

18-vjeçari tha se kishte deri në shtatë persona që dëshmuan sulmin e egër, por askush nuk hyri për ta ndihmuar atë.

Shumë prej dëshmitarëve zgjodhën të filmonin rrahjen.

Haldenby, i cili ka paaftësi intelektuale ka mbetur i frikësuar prej asaj dite.

"Unë jam ngacmuar gjithë jetën time, në shkollën fillore deri në shkollë të mesme," tha ai për 9news.

Nuk dihet nëse është nëse janë aplikuar masa ligjore për vajzat dhunuese. /k.k/noa.al/