Transmetuar më 01-02-2019, 14:38

Një histori divorci e pazakontë, ka si protagonist një çift të cilët kishin vetëm një muaj që ishin martuar. Protagonistë të ngjarjes janë Reem, një inxhiniere egjiptiane 26-vjeçare dhe burri i saj Ahmed. Arsyeja e divorcit? Aroma e rëndë e burrit.

“I kërkova që të shkonte tek doktori për tu vizituar dhe të kuronte stomakun, por ai refuzoi. Aroma e rëndë ishte e papërballueshme dhe unë nuk vazhdoja dot më kështu”, tha gruaja.

E reja, ndonëse e donte të shoqin, shkoi në gjykatën e çështjeve familjare në Alessandri, për të kërkuar ndarjen nga 30-vjeçari Ahmed, i cili merret me tregti.

“Nuk respektoi kërkesën time për tu kuruar dhe të shpëtonte nga ajo aromë e pështirë”, tregon Reem për gazetën “elwatan news”.

Çifti kishin vetëm një muaj që ishin martuar dhe nusja e re nisi të ndjente aromë të rëndë nëpër shtëpi, pa e kuptuar motivin, deri sa zbuloi se shkaku ishte i shoqi.

Por sipas saj, Ahmed i tha se vjen erë si të gjithë qeniet njerëzore dhe nuk është asgjë e pazakontë, duke qenë se origjina ishte stomaku i tij, shkruan noa.al.

Historia e çiftit të ri ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Megjithatë vajza thotë se ndonëse mund ta gjykojnë, pretendon se i ka bërë të gjitha përpjekjet madje ka folur edhe me familjarë e së shoqit, të cilët gjithashtu refuzojnë kontrollin. Tashmë Reem është kthyer në shtëpinë e prindërve, duke u ndarë nga Ahmed. /a.y/noa.al