Transmetuar më 01-02-2019, 08:57

I kërkoi një filxhan çaji të ëmës, por si përgjigje mori një sërë goditjesh me grushte.

Është kjo ajo që i ka ndodhur një vajze 7-vjeçare, në Cordoba të Spanjës.

Por vajza 16-vjeçare e gruas, filmoi gjithçka me telefon, duke e publikuar.

Që nga ai moment video u përhap me shpejtësi dhe noa.al e sjell më poshtë. Kështu vajzat, bashkë me motrën tjetër 11 vjeçe, iu besuan gjyshes nga babai, ndërkohë që gruaja u denoncua.

“Bëje vetë me prapanicën tënde”, dëgjohet gruaja duke ulëritur, teksa qëndron të bijën. Pranë saj është edhe vajza tjetër, e cila shikon gjithçka e terrorizuar.

Ndërkohë vajza e madhe e cila filmon gjithçka, dëgjohet duke bërtitur disa herë “Mjaft”.

Por e ëma i kthehet, “Lëre atë telefon ose ta theva kokën”. Gjithë videoja përmbyllet teksa gruaja qëllon smartphone dhe e hedh në tokë. /a.y/noa.al