Transmetuar më 01-02-2019, 07:58

Temperaturat dhjetëra gradë nën zero po paralizojnë rrugët e Chicago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për të shmangur bllokimin e qarkullimit hekurudhor, autoritetet kanë vendosur që të nxehin binarët, duke iu vënë zjarrin.

Siç mund të shihni në video, flakët vijnë për shkak të ngrohjes me gaz përmes binarëve.

Në këtë mënyrë mbahet e ngrohtë temperatura e metalit, duke shkrirë akullin, për të mos shkaktuar dëmtime.

Pamjet që gjeni në videon që noa.al sjell më poshtë, po bëjnë xhiron e botës. /a.y/noa.al