Transmetuar më 31-01-2019, 08:57

U vra me goditje thike në kraharor në moshën 17-vjeçare. Krimi i rëndë ndodhi këtë të martë, vetëm sepse i riu nuk donte që t’iu jepte biçikletën.

Nedim Bilgin, refuzoi të jepte biçikletën e tij, por këtë refuzim e pagoi me jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Islington, në veri të Londrës, Angli. Disa kalimtarë të rastit, tentuan që ti vinin në ndihmë, por pa rezultat.

Adoleshenti kishte dalë shëtitje me biçikletë, por befas një makinë doli para tij dhe një person nisi ta godasë me thikë, shkruan noa.al.

Lidhur me këtë rast policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al