Transmetuar më 30-01-2019, 19:38

Të paktën një person ka mbetur i vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri të një personi, në një rrugë të Basties në Francë.

foto galeri

Autor i ngjarjes së rëndë është një 70-vjeçar që më pas mori peng edhe dy persona për t’u fshehur pas tyre duke u mbyllur në shtëpinë e tij.

Policia zhvilloi operacion për kapjen e autorit dhe arriti që ta kapë. Të shtënat me armë ndodhën në lagjen e Montesoro.

foto galeri

Një përfaqësues i prefekturës tha se ishte “një individ i armatosur”. Prokurori Karolin Taro, i cili ishte në vendngjarje, tha se një nga të plagosurit është në gjandje kritike.

foto galeri

Në mesin e të plagosurve është edhe një polic që është dërguar për ndihmë në spital. /k.k/noa.al/