“Seria A” pa rival në luftën për titull, Juventus mund Lazion në fushën e vet
Transmetuar më 27-01-2019, 22:50

Juventus nuk njeh Rival në "Serinë A" italiane.

Gjatë mbrëmjes së sotme bardhezinjtë arritën të fitojnë me përmbysje përballë Lazios në transfertë me rezultatin 1-2.

Ekipi lacial shënoi i pari me anë të Can (autogol).

Ndërkaq, për Juventus realizuan Cancelo dhe Ronaldo me 11-metërsh.

Fitorja e çon Juventusin në kuotën e 59 pikëve, duke u shkëputur ndjeshëm nga vendi i dytë i Napolit me plot 11 pikë diferencë.

Lacio është e teta me 32 pikë. Kujtojmë që në këtë takim u aktivizua për Lazion edhe portieri shqiptar, Tomas Strakosha./a.k/noa.al/