Transmetuar më 26-01-2019, 18:32

‘Facebook’ po planifikon të shkrijë ‘WhatsApp’, ‘Instagram’ dhe ‘Messenger’.

Ky vendim ka ardhur pasi lëvizja pretendon të krijojë një linjë të re më të mirë për mesazhet.

Kjo nënkupton që secili nga aplikacionet do të vazhdojë të qëndrojë i ndarë nga njëri-tjetri, por infrastruktura lidhëse e mesazheve do të jetë e bashkuar, e përbashkët.

Pra, ‘Facebook’, ‘Whatsapp’, ‘Intasgram’ dhe ‘Messenger’ do të kenë një ‘inbox’ të përbashkët.

Ekipi i ‘Facebook’ u shpreh se bashkimi do të mundësojë një platformë mesazhesh që është më e shpejtë, e thjeshtë, e besueshme dhe private.

Ende nuk ka detaje por bashkimi pritet të bëhet vitin tjetër.