Transmetuar më 25-01-2019, 12:43

Stilisti italian Pierpaolo Piccioli ka në fokus ngjyrat dhe nuk bëhet fjalë vetëm për veshjet.

Koleksioni i tij pranverë-verë 2019, është një homazh për bukurinë dhe diversitetin, duke përzgjedhur edhe modele me ngjyrë për sfilatën e tij, ku nuk mund të mungonte pantera e zezë, Naomi Campbell.

Në pasarelën e kësaj të mërkure të Valentino në Paris, sfiluan fustane me ngjyra dhe jo vetëm, por edhe 65 modele, ku 40 prej tyre ishin me ngjyrë.

Sfilata u mbyll nga diva Naomi Campbell, ku si veterane e pasarelave të modës u shfaq me një fustan transparent të zi, duke nxjerrë në pah hiret e saj.

Ndërkohë në pjesën e barkut ishin vendosur lule të ngjitura direkt në lëkurë.

Rikthimi i Campbell bëri bujë në mediat ndërkombëtare, ku gjithë objektivët fotografik, u përqendruan drejt saj. /a.y/noa.al