Transmetuar më 25-01-2019, 12:14
Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkuar ditën e sotme në Hipotekën e Durrësit, për të prezantuar drejtorin e ri.

Florian Alimadhi do të jetë drejtuesi i Hipotekës së qytetit bregdetar, pas shkarkimit të dy ditëve më parë të Ardjan Iljazaj.

Ish-drejtori u shkarkua pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” të një qytetari, ku Iljazaj i ishte kthyer me fjalët, “Me që u ankove te bashkëqeverisja, le ta zgjidhë Rama”.

Por krahas Alimadhit, në Hipotekën e Durrësit janë dërguar edhe 12 punonjës nga Tirana, të cilët do të zëvendësojnë punonjësit e larguar.

Po ashtu në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, po bëhet inspektimi i veprimtarisë nga një ekip inspektorësh. /a.y/noa.al

U shkarkua nga Rama, specialisti i Hipotekës së Durrësit kërcënon denoncuesin: S’ka perëndi…

Rama quajti “halabak” dhe shkarkoi drejtorin, Gjonaj: Do e ringremë Hipotekën e Durrësit

“Le ta zgjidhë hallin Rama”, Kryeministri shkarkon kreun e Hipotekës Durrës: Halabak!