Transmetuar më 25-01-2019, 07:44
Artur Barsani

Një djalë i ri nga Elbasani, u vu në prangat e policisë gjatë kësaj të mërkure, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një vajze.

Ai është 28-vjeçari Artur Barsani, i cili kishte dalë për kafe, për tu njohur me një vajzë 26 vjeçe.

Por pasi ishin ngritur nga kafja dhe kishin shkuar në makinën e tij, Barsani ka tentuar që ta përdhunojë të renë.

Në sajë të rezistencës, vajza ka mundur të shpëtojë, duke iu drejtuar policisë për denoncim.

Kjo bëri që 28-vjeçari të arrestohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentative”.

Mirëpo gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se donte vetëm ta puthte vajzën, me të cilën kishte synim që të lidhej. /a.y/noa.al