Transmetuar më 24-01-2019, 23:04

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli  ka qenë e ftuar gjatë mbrëmjes së djeshme në  emisionin ‘Soirée’në Top Channel.

Mimi ka folur për “kompleksitetin” e të qënurit bjonde, politikën, pasionet e saj në adoleshencë si dhe për bashkëshortin e saj.

Gjatë bisedës me moderatoren, Kodheli u shpreh se bashkëshorti i saj preferonte tjetër vajzë në rini, por përfundoi me tjetër vajzë për bashkëshorte.

“Të gjithë popujt kanë një shprehje, kurrë mos thuaj kurrë. Mesa kam kuptuar vonë, bashkëshorti im ka preferuar një brune me dimensione mesdhetare, jo shumë të gjatë, me forma.

I ra një bjonde, jo mesdhetare”, u shpreh Mimi Kodheli.