Transmetuar më 24-01-2019, 20:37

Sportistja shqiptare, Majlinda Kelmendi ka shtuar një tjetër medalje ari në vitrinën e saj.

Ajo mori një fitore të merituar në finalen e madhe të Grand Prix të Tel-Avivit, ku përballë kishte izraeliten Gili Cohen.

E çuditshme është që Majlindës iu desh vetëm 35 sekonda për të mposhtur rivalen në sportin e xhudos.

Xhudistja nga Peja fitoi pas një iponi të realizuar me sukses ndaj rivales, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë radhazi në këtë Grand Prix me këtë lëvizje.

27-vjeçarja shfaqet kështu në një formë mjaft të mirë në botërorin e ardhshëm, ku do të shkojë për të synuar medajen e artë. /k.k/noa.al/