Transmetuar më 24-01-2019, 20:24

Këtë të shtunë, Franca do të zgjedhë këngën përfaqësuese për Eurovision 2019 përmes garës kombëtare “Destination Eurivision”.

Pjesë e jurisë profesionale do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu.

Në garë për të përfaqësuar Francën në Tel Aviv, janë shtatë këngëtare dhe një grup.

Fituesi do të zgjidhet përmes votave të jurisë profesionale dhe publikut.

Rona Nishliu është një nga zërat më të mirë shqiptarë.

Ajo përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Suus” në vitin 2012, e ku u rendit në vendin e pestë, rezultati më i mirë i Shqipërisë në Eurovision. /a.k/noa.al/