Transmetuar më 24-01-2019, 18:25

Autoritetet në Kinë kanë zhvilluar një aplikacion të ri i cili mund t’ju tregojë nëse njerëzit afër jush kanë borxhe.

Ky informacion është shpërndarë nga “China Daily” e cila thotë se zyrtarë në provincën e Hebei e kanë krijuar aplikacionin dhe quhet thjesht: “Harta e Borxhlinjve”.

Mënyra se si mund të kontrollohet është duke u futur në rrjetin social “WeChat”. Alarmi i aplikacionit ju tregon me anë të një drite nëse dikush rreth jush, në një rreze prej 500 metrash, ka borxhe.

Mund të tregojë vendodhjen ekzakte të atij që ka para pa kthyer, por ende nuk dihet nëse mund të japë informacione personale për këtë person.

Në Kinë është normale që të kursesh dhe e rrallë që të shpenzosh, ndërkohë që të kesh borxh është ende një tabu.

Ky aplikacion do të jetë pjesë e një sistemi të ri, i cili do të vihet në përdorim në vitin 2020 dhe do të gjykojë një person në bazë të sjelljes dhe besueshmërisë që ka.