Transmetuar më 24-01-2019, 15:31

Kur bëhet fjalë për Çiljetën, mediat dhe portalet janë gjithmonë të interesuar sepse ajo për shumë kohë ishte në qendër të vëmendjes.

Por këto ditë kemi parë një shkëputje të këngëtares nga mediat, duke mos marrë pjesë në asnjë emision.

Ajo ishte e ftuar dje në “Soirée”  dhe ka folur në lidhje me këtë tërheqje të saj nga daljet publike duke sqaruar edhe fansat  të cilët duan që ta shohin më shpesh nëpër intervista.

“Po, padyshim ka pasur vite kur më kanë bezdisur mediat. Ma kanë bërë jetën tmerr, ferr . Nuk është se kam ndonjë kompleks por vjen edhe me moshë. Më mirë pak dhe saktë!”

Pra një ndër arsyet është edhe mosha sepse siç e dimë të gjithë komplekset Çiljeta nuk i ka dhe nuk i ka psur ndonjëherë.