Transmetuar më 24-01-2019, 11:00

Një djalë 27 vjeç, i dyshuar se kishte përdhunuar dhe vrarë një vajzë 2 vjeçe, u kap dhe u vra nga një grup kriminal.

Pamjet e torturave dhe vrasjes së Edson Neri Barbosa Dos Santos, u publikuan në rrjetet sociale, ku shihet momenti kur kërcënohet dhe dhunohet grupi.

Ngjarja e rëndë vjen nga Brazili, në Salvador. Ai dyshohej se kishte përdhunuar vajzën e të dashurës së tij, Agatha Sophia.

Në videon e cila zgjaste në total 15 sekonda dhe që u hoq nga rrjetet sociale për shkak të pamjeve të rënda, i dyshuari shihet me duart e lidhura dhe me një litar në gojë.

Gjatë regjistrimit, agresorët pretendojnë se bëjnë pjesë në grupin kriminal ‘Bonde do Maluco’, ndërsa shihen duke kërcënuar të riun, shkruan noa.al.

Policia tha se trupi i burrit u gjet mbrëmjen e kësaj të hëne, i vrarë me armë zjarri.

Policia e kishte shpallur në Kërkim Dos Santos, pas akuzave për përdhunim dhe vrasje, por grupi kriminal bëri vetëgjyqësi ndaj tij. /a.y/noa.al