Transmetuar më 23-01-2019, 18:43

Ka disa njerëz që janë shumë xhelozë vetëm se janë shumë të pasigurt dhe kanë shumë mosbesim. Sipas astrologjisë, këto janë katër shenjat e Horoskopit që janë më xhelozë se të tjerët:

Demi- Ata janë njerëz posesiv, kryesisht me partnerët e tyre. Ata nuk besojnë as tek hija e tyre. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm nëse doni ti mashtroni pasi kur e zbulojnë gënjeshtrën, nuk arrijnë të besojnë më asnjëherë tek ai person.

Gaforrja- Njerëzit e kësaj shenje i japin 100% njeriut që duan dhe bëjnë sfida për të kuptuar nëse dashuria e tyre është reciproke. Kurrë mos tradhtoni dikë të shenjës së gaforres pasi merr hak në mënyrë shumë të rëndë.

Akrepi- Është një prej shenjave më xheloze dhe nuk fal asnjë lloj tradhtie. Janë njerëz shumë intuitivë, prnadaj duhet të jeni të kujdesshëm nëse talleni me ta.

Bricjapi- Edhe nëse nuk e pranojnë dhe thonë se nuk janë xhelozë, ata janë shumë pasi e kanë të vështirë të krijojnë besim tek partneri i tyre. Nëse i tradhtoni nuk arrini të ktheheni sërish me ta pasi nuk jua japin faljen me asnjë kusht.