Transmetuar më 23-01-2019, 16:30

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe mbrëmjen e djeshme, ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë për gjyshen e saj.

Ajo ka postuar një foto në Instastory ku rrëfen një pjesë të historisë së saj, vështirësitë që ka kaluar duke humbur 2 fëmijët e saj nga sëmundje të rënda, por sërish e gjen forcën për të vazhduar para.

“Shumë i panë sytë e akoma qëndron…Gjyshja ime e mirë e dhimbsur e fortë. Mes varfërisë rriti 11 fëmijë, 2 prej tyre, të rinj, brenda dy vitesh i pa të treteshin nga sëmundja e këtij shekulli. Nuk di si e gjen forcën nëna të vazhdojë jetën pasi humb fëmijët.

Zot jepu fuqi nënave që përballen me këtë dhimbje. 3 ditë përpara e vizitova dhe forca e saj më lë pa fjalë”.- ka shkruajtur Aurela përbri fotos./b.l/noa.al/