Transmetuar më 23-01-2019, 14:42

Një zbulim shokues u bë pasditen e kësaj të hëne brenda një banese, në një lagje të Bolton, në veriperëndim të Anglisë.

Brenda banesës u gjetën trupat e pajetë të 21-vjeçares Tiffany Stevens, dhe të dy vajzave të saj, Caisie 3 vjeç dhe Darcie 1 vjeç.

Ishte vëllai i gruas dhe ish i dashuri i saj, ata që gjetën trupat e pajetë, duke qenë se nuk po arrinin të kishin kontakte me Tiffany.

“Dëgjova ulërimat e dy burrave dhe vrapova të shihja, kur mësova për ngjarjen e kobshme”, tha një fqinje e gruas.

Lidhur me rastin po heton policia lokale, teksa dyshohet për rrjedhje gazi, pasi fqinjët thonë se kanë parë teknikët që të hyjnë në banesë, pikërisht ditën e tragjedisë, shkruan noa.al.

Hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së trefishtë, pasi në trupat e viktimave nuk ka shenja dhune.

21-vjeçarja jetonte vetëm me dy vajzat e saj, pas ndarjes nga partneri. /a.y/noa.al