Transmetuar më 23-01-2019, 13:38

Shtatzënë në pasarelë në ditët e fundit të shtatzënisë! Erin O’Connor, modelja 40-vjeçare, zgjodhi të sfilojë për Fashion Week në Paris këtë të martë, pavarësisht se është shtatzënë.

Ajo publikoi në rrjetet sociale momente duke sfiduar me fustanin e fryrë, teksa është në pritje të fëmijës së saj të dytë, nga lidhja me partnerin Steve Gibson.

Erin tha se kjo është puna e saj e fundit para lindjes.

“Një sfilatë e vogël, para lindjes së fëmijës”, shkroi modelja, teksa shihej e veshur me një fustan të lirshëm dhe me atlete.

Erin arriti që ta mbulojë shtatzëninë deri në muajin nëntor, kur gjatë një feste ekspozoi barkun e rrumbullakosur. /a.y/noa.al