Transmetuar më 23-01-2019, 12:29

Kryeministri Edi Rama, thotë se platforma ‘shqiperiaqeduam.al’, është ilaçi i burokracive.

Në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë tha se, platforma e sjell në xhep zyrën e ankesave.

Ai tha se në këtë mënyrë shmanget rruga drejt zyrave apo shkrimi i letrave që nuk i lexon askush, por se brenda tre minutave problemi shkon tek personi më i lartë përgjegjës në atë sektor që është ministri.

“Në këtë mënyrë ne identifikojmë problemet dhe pastrojmë pak nga pak gjirizin dhjetëra vjeçar të një administrate të keqmësuar, të padenjë që ka filluar të disiplinohet, por është ende larg, ndaj platforma kaq aq rëndësi”, u shpreh Rama.

Sipas tij, platforma e bashkëqeverisjes funksionon për njeriun e zakonshëm.

Rama deklaroi se duhet rritur besimi te platforma, dhe se njerëzit duhet të besojnë pasi ta provojnë dhe të flasin me eksperiencat e tyre. Nga ana tjetër qeveria nëpërmjet platformës, mund të marrë masa. /a.y/noa.al