Transmetuar më 23-01-2019, 11:37

Kryetari i Partisë Socialiste për Përrenjasin, Haxhi Çollaku, është vënë në prangat e policisë, për shkak se ka përplasur me makinë një kalimtar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku mjeti tip “Mitsubishi”, i drejtuar nga 43-vjeçari, humbi kontrollin, duke përplasur këmbësorin Andrea Vreto, 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte, policia tha zyrtarisht se:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore te Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: H.Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd , ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. /a.y/noa.al

Haxhi Çollaku

Haxhi Çollaku