Transmetuar më 23-01-2019, 11:13
Klajda Gjosha

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, reagon pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama që ti delegojë kompetencat e ministrit të Jashtëm, zëvendës ministrit Gent Cakaj.

“Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet! Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten!”, shkruan Gjosha.

Ajo shton se akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë sipas saj, përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet.

Gjatë ceremonisë për marrjen e detyrës së ministrisë së drejtuar deri më tani nga Ditmir Bushati, Rama tha, “Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e Kryeministrit dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme ia delegoj kompetencat e mia për përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare, zëvendësministrit Gent Cakaj”.

Pas kësaj ai shtrëngoi duart me zv.ministrin i cili bëhet “de fakto” ministër, duke i kaluar detyrën. /a.y/noa.al

Rama e bëri “de fakto” ministër, Cakaj: Mosha e re, burim energjie

Rama i delegon kompetencat Gent Cakaj, e bën "de fakto" ministër të Jashtëm