Transmetuar më 23-01-2019, 11:00

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Vjosa”, ku në orët e para të kësaj të marte në grykëderdhjen e lumit, u zbulua një gomone me drogë.

Na hetimet intensive mes policisë së Fierit, asaj të Shtetit, të Vlorës, Lezhës, Elbasanit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet dy të dyshuarit, janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.

Ndonëse zyrtarisht policia nuk e ka konfirmuar peshën totale të lëndës narkotike të sekuestruar, flitet për afro një ton. /a.y/noa.al

Si u zbulua gomonia me drogë, trafikantët u detyruan të futeshin në Vjosë

Gjendet në grykëderdhjen e Vjosës gomonia e mbushur me drogë