Transmetuar më 23-01-2019, 09:28
Matteo dhe Maurizio Archinito

Është arrestuar në Spanjë gjatë kësaj të hëne, autori i dyshuar për vrasjen e shqiptarëve Alban Medha dhe Ndue Bruka, dajë e nip në Itali.

I arrestuari është Maurizio Archinito, 26 vjeç nga Magenta në Milano, i cili në vitin 2012, bashkë me vëllanë Mattia, akuzohet se vranë në zonën e Abbiategrasso dy shqiptarët, pas konflikteve për pazaret e drogës.

Archinito, i dënuar me burg për jetë, u kap këtë të hënë në Sabadell, jo shumë larg Barcelonës, në bashkëpunim mes policisë italiane dhe asaj spanjolle.

Në kohën e ngjarjes Maurizio ishte 21 vjeç dhe vëllai i tij Mattia 18 vjeç, të cilët natën mes 15 dhe 16 nëntorit 2012, akuzohen se vranë në bashkëpunim me armë zjarri 51-vjeçarin Medha dhe 28-vjeçarin Bruka.

Përveç konflikteve për pazaret e drogës, pak kohë para se të vriteshin, dy shqiptarët kishin grabitur banesën e prindërve të vëllezërve Archinito ku kishin marrë argjendari dhe sende me vlerë, raporton noa.al.

Jo vetëm kaq por ata kishin bërë një veprim tejet fyes, ku në krevatin e prindërve të dy vëllezërve italianë, kishin lënë një vibrator, duke shkaktuar në inatosjen e dy të rinjve.

Por pas arrestimit Mattia u la i lirë, duke u provuar se ishte Maurizio, ai që i kishte vrarë dy shqiptarët dhe se me vendim të formës së prerë nga burgu përjetë, do të vuajë 22 vite pas hekurave. /a.y/noa.al