Transmetuar më 23-01-2019, 08:30

Ajo që duhet të ishte një zonë e banuar përrallore e organizuar në detaj, rrezikon që të kthehet në një luginë fantazmë.

Kjo pasi kompleksi me 732 vila, që duhet të kujtonin kështjellat magjepse të stilit Disneyland kanë mbetur të pabanuara dhe kompleksi turisti që përfshin edhe një qendër tregtare, ka mbetur pezull.

Zona ndodhet në Turqi, rrëzë kodrave të Mudurnu, në provincën e Bolu.

Ngadalësimi ekonomik në vend ka bllokuar prej muajsh projektin ‘Burj al Babas’ prej 200 milionë dollarësh, pasi shumë vizitorë të vendeve arabe, u tërhoqën nga blerja e 351 vilave, secila me vlerë prej gjysmë milioni dollarë.

Për rrjedhojë aktiviteti i kompanisë përgjegjëse për ndërtimin, grupi ‘Sarot’, u bllokua.

Por pas shumë muajsh negociatash, duket se projekti do të nisë. Ndërtuesit shprehen të bindur se për të mbuluar borxhet, mjafton që të shiten gjysma e vilave. /a.y/noa.al