Transmetuar më 23-01-2019, 08:15

Rastet e mashtrimit janë bërë diçka e zakonshme në vendin tonë. Në mos jemi ne vetë viktima e këtij akti të shëmtuar, me siguri do të jetë ndonjë i afërm apo person që njohim.

Në të shumtën e rasteve fajtori nuk gjendet kurrë dhe kjo vepër penale mbetet e pandëshkuar edhe në rastet kur denoncuesi ka pamje filmike të personit.

Një denoncues ka rrëfyer për JOQ një rast mashtrimi me para falso.

Ky rast vjen nga qyteti i Durrësit, kur një person i cili hiqet si klient, mashtron farmacisten e dyqanit dhe i jep 50 euro false.

Denoncimi i pronarit:

“Të hënën në rrugën e ish-Kënetës në Durrës, rreth orës 20:14 minuta është paraqitur një person rreth te 38-39 vjeç i cili është prezantuar si klient, pas dy porosive që bën i jep farmacistes 50 euro, por 50 euro false, ama ndërkohë farmacistja bën kursin dhe i kthen reston në lekë. Doja ti thoja atij personi, lutju Zotit që ke gjetur vetëm farmacisten në atë moment dhe e dyta bën mirë t’ia kthesh ato lekët që ke marrë deri nesër përndryshe fotot e tjera të qarta dhe video do të çohet në polici dhe e treta akoma vazhdojnë të jetojnë njerëz budallenj si puna jote ku në çdo biznes ke kamera.

Ndërkohe dhe farmacia ka pasur katër kamera i dashur, që të kanë filmuar dhe orën çfarë ore kishe, ju lutem publikoje dhe të lutem shumë anonim sepse nuk dua të cenoj emrin e farmacisë, po ju bashkëngjis dhe fotot.”