Transmetuar më 22-01-2019, 23:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se nuk do të hiqet taksa, është lajm i keq jo vetëm për Serbinë, por edhe për gjithë rajonin.

Ai duke komentuar deklaratën e Haradinajt se "taksa mbetet në fuqi derisa të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse", ka thënë:

“Si të bisedojmë për diçka përderisa ai që dëshiron marrëveshje vë masa anticiviliziuese.

Për fat të keq, ky është lajm i keq, sinjal i keq jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin ”.

Ai ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë ta furnizojë popullin e vet në Kosovë pa marrë parasysh vështirësitë./a.k/noa.al/