Transmetuar më 22-01-2019, 21:02

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin rus teksa një nënë ka djegur dy fëmijët e saj të mitur.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nizhny Novgorod të Rusisë Perëndimore.

Elena Karimova, dyshohet se ka mbytur vajzën, Khadizha 4 vjeçe dhe djalin Suleiman, 2 vjeç.

Para se të kryente aktin e tmerrshëm, teksa udhëtonin me makinë, gruaja është futur në marketin e një karburanti dhe u ka blerë çokollata.

Më pas ajo i ka çuar vogëlushët e saj në një ndërtesë të pabanuar dhe u ka hedhur benzinë duke u vënë flakën.

Për të mos tërhequr vëmendjen për shkak të tymit që do çlironte djegia, Ajo ksihte marrë edhe ujë me vete.

"Trupat e fëmijëve janë mbytur dhe më pas janë dërguar në një ndërtesë ku dhe janë djegur", thanë prokurorët të cilët janë duke hetuar ngjarjen.

Mësohet se nëna 27-vjeçare ka thënë se ka qenë e pamundur që të rriste dy fëmijët e saj, pasi nuk kishte para të mjaftueshme./a.k/noa.al/