Transmetuar më 22-01-2019, 19:48

Një kambist është plagosur rëndë dhe më pas është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Memaliaj, ku pasi u grabit ai është plagosur me armë zjarri.

Po ashtu, maskat kanë plagosur rëndë edhe bashkëshorten e tij, të dy në gjendje kritike për jetën.

Çifti i të moshuarve janë Mustafa dhe Fëllënza Mustafaj, që u përballën papritur me grabitësit.

Këta të fundit kanë qëlluar në drejtim të tyre, teksa burri ka marrë plumb në kokë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, apo shuma e grabitur, për të cilën ka nisur një hetim. /k.k/noa.al/