Transmetuar më 22-01-2019, 15:15

Një vogëlush i cili nuk ishte ngritur ende në këmbë por lëvizte me një rrethore, ka përfunduar në shkallët elektrike të një qendre tregtare sapo u shkëput për disa çaste nga duart e të ëmës.

Incidenti ka ndodhur të premten pasdite në qendrën tregtare Wuxi, Kina Lindore, ndërsa fëmija u shpëtua nga një person i cili po ngjitej në momentin e ngjarjes.

Fëmija 9 muajsh, gjinia e të cilit nuk bëhet i ditur u rrëzua nga shkallët pasi arriti të largohej nga një dyqan aty afër, i vetëm.

Nëna e tij u pa të vraponte pasi i vogli ishte kapur nga kalimtari, që për fat të mirë qëlloi në vendin dhe kohën e duhur.

Pamjet e frikshme janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe më pas filluan të qarkullonin me shpejtësi në internet./b.l/noa.al/