Transmetuar më 22-01-2019, 13:33

Kishte vendosur që të shtynte kurat kundër të keqes që e kishte prekur, në mënyrë që të sillte në jetë fëmijën. Por Brianna Rawlings, një vajzë australiane 19-vjeçare, humbi betejën e saj kundër leuçemisë, duke gjetur vdekjen më 29 dhjetor, nga një formë e rrallë sëmundje në gjak.

Vajza e re nga Colyton, në periferi të Sidnei, ishte 17 javëshe shtatzënë në momentin që u diagnostikua me tumor. Ajo e gjeti veten përballë një zgjedhje të vështirë, të ndërpriste shtatzëninë dhe të niste kurat, ose të priste që fëmija të vinte në jetë dhe më tej të kurohej, duke reduktuar ndjeshëm shanset për shpëtim.

Brianna vendosi që të sillte në jetë fëmijën që të mbante në bark, duke mos marrë parasysh rrethanat. Por fati e deshi që vogëlushi Kyden të jetonte vetëm 12 ditë, për shkak se erdhi në jetë rreth tre muaj para fundit të shtatzënisë. E hidhëruar, nëna e re vijoi betejën me sëmundjen e rëndë.

“Është shumë e vështirë dhe e dhimbshme. Edhe pse Kyden nuk është më me ne, më dha forcë për të ecur përpara dhe për të mposhtur këtë të keqe. Isha shumë e lumtur që do bëhesha nënë. Gjithë çfarë kisha ëndërruar ishte që të kisha një familje. Ato 12 ditë që mbajta Kyden në krahë, ishin aq speciale, me plotë gojën më të mirat e jetës sime. Mendoj se mund t’ia dalë dhe për këtë i premtova tim biri”, tha Brianna për mediat pak kohë më parë, shkruan noa.al.

Por gjendja e saj u përkeqësua dhe një transplant i mundshëm i palcës nga ana e të vëllait, u përjashtua prej mjekëve. Kështu ajo ju nënshtrua një kure eksperimentale për ti shpëtuar jetën, me kosto prej 3 mijë dollarësh çdo javë.

Por gjendja e saj erdhi duke u përshpejtuar me shpejtësi, duke bërë që të gjejë vdekjen. /a.y/noa.al