Transmetuar më 22-01-2019, 10:43

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, Presidenti Ilir Meta ka vizituar muzeun etnografik shqiptar.

“Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi”, shkruan Meta.

Ai publikon disa fotografi nga vizita, ndërsa shpreh mirënjohje për mirëmbajtësit e muzeut.

“Mirënjohje e pakufijshme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë”, shkruan Meta. /a.y/noa.al