Transmetuar më 21-01-2019, 17:41

Pasi kërkoi me ngulm Diego Godin dhe bllokoi Gabriel Brazao, falë bashkëpunimit me Chievon, Interi po mendon edhe për të vënë pikat mbi “i” për merkaton e verës, duke nisur nga blerjet përfundimtare të Matteo Politanos, Keita Baldé dhe Sime Vrsaljkos, që kushtojnë në total 71.5 milionë euro.

Emri që tërheq më shumë vëmendjen e drejtuesve të Interit është Elseid Hysaj, që tashmë e ka humbur vendin e titullarit të padiskutueshëm te Napoli.

Mbrojtësi shqiptar ka një klauzolë largimi 50 milionë euro, por De Laurentiis sigurisht që është i detyruar të pranojë një shumë më të vogël, duke parë që Hysaj nuk është në planet e Ancelottit.