Transmetuar më 21-01-2019, 13:56

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Gjatë vizitës së tij, ai u prit në takim nga homologu malazez, Milo Gjykanoviç.

Gjatë konferencës së përbashkët, Gjukanoviç tha se vizita e Presidentit të Shqipërisë në Mal të Zi, është vërtetim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

Nga ana e tij, Meta tha se shqiptarët janë faktor kyç për pavarësinë, stabilitetin, prosperitetin e Malit të Zi, por edhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.

“Shqiptarët duhet të kenë një përfaqësim më të madh në administratën malazeze”, tha ndër të tjera Presidenti Meta. /a.y/noa.al