Transmetuar më 20-01-2019, 22:37

Protesta e sotme në Athinë degjeneroi në përplasje të ashpra mes tubuesve dhe efektivëve të policisë.

Qytetarët grekë janë kundër marrëveshjes së “Prespës” mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit të kësaj të fundit.

Bomba molotov, sende të forta dhe mjete të tjera u hodhën në drejtim të forcave policore, të cilat u përgjigjën me shkopa gome dhe ujë.

44 të lënduar raportojnë mediat helene, mes të cilëve edhe 25 policë.

Protesta mbahet përpara Parlamentit, ku mendohet se janë rreth 60 mijë qytetarë.

Nesër, priten diskutime të forta në Kuvendin grek ku do të votohet ose jo marrëveshja për emrin e Maqedonisë. /k.k/noa.al/

Protesta në Athinë, tensione dhe përplasje para parlamentit grek