Eklispi hënor, zgjohuni në këto orë për të parë spektakël
Transmetuar më 20-01-2019, 22:17

Nëse doni të shihni pamje spektakolare të Hënës mëngjesin e ditës së nesërme, duhet të zgjoheni rreth orës 06:00.

Eklipsi i Hënës pritet të zgjasë 1 orë, ku planeti në fjalë do të jetë në të perënduar dhe Toka do të ketë hedhur hijen mbi rrumbullakësinë e satelitit të vet.

Fizikantja Mimoza Hafizi shkruan në Facebook se ky është eklipsi hënor.

“Mirëmbrëma, po të zgjoheni herët nesër, në agim, rreth orës 5 e gjysmë apo 6 të mëngjesit, mos humbisni rastin t’i hidhni sytë nga Hëna!

Do të jetë në të perënduar dhe Toka do të ketë hedhur hijen mbi rrumbullakësinë e satelitit të vet natyral. Është Eklipsi i plotë i Hënës. Kjo shfaqje e bukur qiellore do të zgjasë rreth një orë. Shpresoj që Tirana dhe qytetet e tjera ta shijojnë tërësisht, mjafton një qiell i pastër dhe perëndim i lirë. Shikim të këndshëm”, shkruan Hafizi.

Hëna do të ulet në pikën më të afërt të Tokës në orbitën e saj, kështu që ajo do të shfaqet masive në qiell.

Të gjitha këto fenomene së bashku përbëjnë një kombinim të mrekullueshëm që shënon eklipsin e fundit të hënës që do të shohim deri në vitin 2021. /k.k/noa.al/