Rama poston foton, lakuriq si Davidi i Mikelanxholos…
Transmetuar më 19-01-2019, 21:15

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një fotomontazh të pazakontë në faqen e tij në Instagram.

Në foton e paraqitur nga Rama, skulptura e Davidit të Mikelaxhelos paraqitet me fytyrën e kreut të qeverisë.

Në fotomontazh janë vendosur pjesëtar të opozitës, mes tyre kryetari i PD-së Lulzmim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi.

Ata shfaqen të pozicionuar para skulpturës duke shkrepur një “selfie”.

Pas fotomontazhit të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku autorësinë ia faturonte faqes së njohur të memeve “Brryli Brodway”, ka reaguar dhe kjo e fundit.

Përmes një postimi në Instagram, faqja e njohur e memeve teksa nuk pranon autorësinë e memes, ka edhe një mesazh drejtuar Ramës.

“Ça ka ky me ne mer vlla se na e boni fiksim? Ktij ka fillu me ju duk sikur i bo Brryli te gjitha fotoshopet”, shkruajnë adminët e faqes.