Transmetuar më 19-01-2019, 15:00

Tiranë, NOA.al- Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në vendin tonë.

Për pasojë, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të jenë dominante në të gjithë vendin.

Më të dukshme në ekstremet Veri-Jug duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -6°C në 13°C.

Era do fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 apo 4 ballë. /a.y/noa.al