Transmetuar më 19-01-2019, 12:42

Ndiqeni me kujdes burrin me bluzën e verdhë i cili shfaqet në fillim të kësaj video.

Quhet Patrick Coulier, është 57 vjeç dhe ka vjedhur valixhe, së paku 27 herë, në aeroporte të ndryshme të botës.

Në këto pamje Coulier, shihet në veprim në Suvarnabhumi Airport të Bangkok, Tajlandë.

Ai i afrohet shinës rrotulluese të valixheve dhe merr atë të një tjetër pasagjeri.

Denoncimi lidhur me valixhen e zhdukur çoi policinë në këqyrjen e kamerave të sigurisë.

Coulier u arrestua dy javë në vonë në aeroport, teksa ishte drejtuar për në Vietnam.

Nga hetimet e policisë u dokumentuan 27 raste vjedhjesh prej tij, ku vinte në shënjestër valixhe jo shumë luksoze, në mënyrë që të mos binte në sy. /a.y/noa.al